Prapaskena

Arrestohet Tirja 2, infermierja Ronida Hysi në pranga, i vodhi paratë pacientit

Publikuar: 26/01/2021

Ronida Hysi, 30 vjeçe, është infermierja, e cila është arrestuar pasi akuzohet se ka grabitur pacientin e shtruar në spitalin Infektiv, të cilit ajo i ka shërbyer deri në momentin që ka ndërruar jetë. Hysi është arrestuar dhe akuzohet për vjedhje.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se kanë qenë pamjet filmike të emisionitë transmetuar “Stop”, që detektuan vjedhjen e parave nga infermierja.

Ngjarja është denoncuar nga djali i pacientit të ndjerë, me inicialet F.D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, në mënyrë të çuditshme.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP”.



Më të lexuarat