Prapaskena

Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën 23-vjeçarja, rëndë shoqja e saj (Emrat)

Publikuar: 26/01/2021

Një 23-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë vendit të quajtur “Kripa”.

Mësohet se mjeti tip “Hyndai” me targa AA163XO me të cilin udhëtonin Anxhela Çapo dhe Silvana Muho është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal. Përplasja ka qenë fatale për 23-vjeçaren që drejtonte mjetin, Anxhela Çapo e cila ka humbur jetën në vend. Shoqja e saj është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Makina ka pësuar dëmtime të mëdha dhe është totalisht e shkatërruar. Në vend kanë qenë forca të shumta policie dhe zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të të resë dhe të plagosurës.



Më të lexuarat