Prapaskena

Skandali/LSI fotokopjon programin e 2009 dhe e prezanton për zgjedhjet e 2021, ja premtimet e ngjashme që bëri 12 vite më parë

Publikuar: 25/01/2021

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin e saj politik, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Hartimi platformës politike, sipas LSI, ka nisur që në maj të vitit 2019. Gjatë tryezës së sotme, pikat e programit u prezantuan nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu etj. Shtyllat e programit të LSI janë pothuajse identike me programin që kjo forcë politike ka prezantuar në vitin 2009, ku më pas u bashkua me Sali Berishën. Shqiptarja.com sjell pikat kryesore të programit të LSI në vitin 2009, të cilat përkojnë me premtimet kryesore që u shpallën sot.

Ato janë; krijimi i vendeve të reja të punës, fokusimi tek arsimi profesional, mbështetja ekonomike për gratë, dhënia e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve, heqje të TVSH për impuet bujqësore, thithja e investimeve të huaja përmes, caktimi i minimumit jetik, krijimi i zonave ekonomike etj. LSI ka përsëritur sot edhe premtimin e 12 viteve më parë për rritjen e buxhetit për arsimin në masën 5 % të PBP, dyfishimin e pagave për mësuesit, uljen e braktisjes së shkollës etj. Në çdo sektor LSI përsërit me disa modifikime modeste premtimet e 12 viteve më parë.

Duket se përfaqësuesit e LSI kanë fotokopjuar programin e 2009, të cilin e kanë lexuar sot si program të ri. Kjo forcë politike ka qenë për 8 vite me radhë pjesë e pushtetit 2009-2017, ku nuk ka mbajtur qoftë edhe një nga pretimet e shpallura para 11 vitesh dhe që i ka rikthyer sot, me pretendimin se do t’i mbajë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, gjithnjë nëse do të ketë votues që do t’i besojnë.

Premtimet e LSI në 2021

Punësimi

Vende të reja pune dhe punësim të mirëpaguar.

Caktimi i minimumit jetik

Ekonomia

Krijimi i zonave ekonomike për thithjen e investimeve të huaja.

Bujqësia

Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve brenda dy viteve

Mbështetje për fermerët shqiptarë për të rritur prodhimin.

Uljen e kostove të inputeve bujqësore dhe naftës.

Zero % TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit bujqësor.

2 mijë euro për bizneset që punësojnë një person të ri

Arsimi

Arsimi, do rritet buxheti në masën 5 % të PBP

Dyfishim i pagave për mësuesit.

Tekste falas nga klasa 1 deri tek 9.

Ulje në maksimum të braktisjeve të shkollës.

Rinia

Rritje e shkollave profesionale.

Të ulen tarifat e studimit.

Kredi të butë të rinj që hapin një biznes

Gratë

Mbështetjen ekonomike për gratë

Politika për barazi gjinore.

Përmirësim të kushteve të arsimimit

Forcim i politikave të punësimit

Rritjen e bizneseve që drejtohen nga gratë

Shëndetësia

Rimodelim i shëndetësisë

Fokusim tek shërbimi parësor.

Premtime të tjera

1 mijë ero bonus për beben

Bebet do kenë 25 mijë USD pas 25-30 vitesh

Taksa e sheshtë 9 %

Program Mëso dhe Fito

Premtimet e LSI në 2005, 2009 dhe 2017

Punësimi

Krijimi i mbi 100.000 vende të reja pune

Ofrimi i punësimit jetik për përfituesit e bonusit jetik

Garantimi për çdo familje të varfër shqiptare minimalisht një të punësuar

Politika ekonomike fiskle dhe arsimore në funksion të punësimit

Ekonomia

Tërheqjen e investimeve të huaja.

Subvencionimin e 50% të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit fasonë

Rritjen e prodhimit të naftës nga 400 mijë në orë në 1 milion ton në vit

Zbatimin e standardeve evropiane në konservimin e energjisë

Bujqësia

Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve me tokë të paregjistruar

Subvencionimin e fermerëve për produktin bujqësor dhe blegtoral në masën 20%

Mbështetjen e subjekteve që investojnë në grumbullime, tregje dhe agro-përpunim të prodhimeve bujqësore

Heqja e TVSH për impuet bujqësore

Reformimin e sistemit të kontrollit dhe certifikimit të produkteve ushqimore

Dyfishimin e buxhetit për bujqësinë brenda vitit 2010

Rehabilitimin e plotë i infrastrukturës bujqësore

Subvencionimin në masën 25-50% të in-put-eve bujqësore

Lehtësira tatimore për çdo të punësuar të ri në bizneset ekzistuese

Përjashtimi nga tatim fitimi për 3 vitet e para i të gjitha bizneseve të reja që punësojnë mbi 5 persona.

Arsimi

Infrastrukturë evropiane dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin

Dyfishimi i pagave të mësuesve.

Miratimi i statusit të mësuesit dhe profesori

Zhdukja e analfabetizmit dhe ulje në maksimum të braktisjeve të shkollës

Decentralizimi i plotë i shkollës dhe heqja e TVSH-së për arsimin privat

Rinia

Fuqizimi i arsimit profesional

Funksionimi i fondit të veçantë për artistët e rinj dhe të talentuar

Gratë

Mbështetje ekonomike për gratë

Garanci të barazisë gjinore

Shëndetësia

Dyfishimi i buxhetit të shteti për këtë sektor

Garantimi i barnave të sigurta dhe të shumëllojshme

Sigurimi i shërbimeve cilësore në spitalet publike të rretheve

Sigurim i shërbimeve shëndetësore edhe në fshatrat më të largët

Sigurimi i kontrollit sanitar dhe epidemiologjik

-Naftëtarët e minatorët

Miratimin e statusit të minatorëve

Miratimin e statusit të naftëtarëve

Infrastruktura

Rruga e Arbrit brenda mandatit

Rruga e bregdetit jugor

Rrugët e brendshëm të zonave me prodhim të lartë bujqësor

Modernizimi i rrjetit hekurudhor

Të moshuarit

Miratimi ligjit “për moshën e tretë”

Dyfishimi i pensioneve brenda 4 viteve

Pension i trembëdhjetë për pensionistët

Sigurim i transportit, shërbimeve shëndetësore dhe ilaçeve falas për qytetarët mbi 65 vjeç

Administrata

Kredi lehtësuese për strehimin e nëpunësve të administratës publike

Sporti

Rindërtimi i infrastrukturës së kulturës dhe sporteve

Nxitje për rritjen e cilësisë së veprimtarive artistiko-kulturore dhe sportive

Ndryshim cilësor në masivizimin e sportit dhe në menaxhimin e tij

Krijimi i kushteve infrastrukturore dhe materiale për sportistët elitarë

Pronat

Konsolidim përfundimtar i pronësisë

Përfundimi i procesit të legalizimeve brenda një viti

Procesi i legalizimeve do të paraprijë procesin e urbanizimit

(Marrë nga Shqiptarja.com)

 



Më të lexuarat