Në përgjimet italiane të peronazheve të Ndragethës përmendet disa herë një biznesmen shqiptar, me lidhje të forta me pushtetin politik, nga qeveria deri në bashki, i cili do të bënte të mundur depërtimin e tyre në sferat e larta të Tiranës.
Personi me emrin “Niku” të cilin bashkëbideduesit i njohin edhe aktivitetin edhe udhëtimet në drejtim të Italisë, përmendet si presidenti i shoqërisë “Sol”. Ai quhet Besnik Halili dhe është pronari i vetëm i shoqërisë NCI shpk, si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk, ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjime.
Besnik Halili është bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit e cila u bë gjithëandej e njohur pas një konflikti të ashpër me Fatmir Xhafajn në komisionin parlamentar të ligjeve. Suflai sfidoi Xhajan në atë kohë, duke i thënë se se kishte konflikt interesi me lojërat e fatit, duke iu referuar vëllait të Xhafajt, i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit.
Sot Sufali është drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror. Duket se Sufali i kishte ‘krahët e ngrohta’.
Por përpos lidhjeve familjare Besnik Halili ka dëshmuar se ka edhe lidhje të forta politike, pa të cilat nuk mund të bësh biznes të fuqishëm në Shqipëri dhe as të fitosh tendera publikë. nga një hulumtim i shpejtë rezulton se gjatë viteve të pushtetit të rilindjes “Niku” në total ka përfituar 197 tendera, me vlerë 19.4 milionë euro, nga të cilat, 179 vetëm në shëndetësi, me vlerë 18.6 milionë euro. Nga 197 tendera total, 120 janë me një operator në garë pra pa garë, me vlerë 13.5 milionë euro.
Ky është edhe elementi me serioz në këtë histori. Si ka arritur ‘Niku’ i mafies italiane të korruptojë pushtetarët shqiptarë, duke ndarë me pa paratë publike?
Pra ndonëse përgjimet e italiane të sekserëve të Ndraghetës nuk përbëjnë prova, një gjë është e qartë, si mafiozë të vërtetë ata e kishin pikasur njeriun e duhur që mund ti hapte dyert në Shqipëri me qeverinë dhe bashkinë e Tiranës. Edhe për tre lejet e ndertimit për kulla në qëndër të kryeqytetit edhe për punë të tjera për shitje paisjesh, Niku ishte një garanci e mirë. Faktet e nxjerra se fundi se ai fitonte tendera publikë pa garë dhe pa konkurentë flasin për njohjet dhe fuqinë e presidenti të grupit Sol.
Shoqëria GTS ka përfituar për periudhën 2014 – 2021 tendera
· Në vitin 2014, ka përfituar 38 tendera, me vlerë 1.7 milionë euro.
· Në vitin 2015, ka përfituar 43 tendera, me vlerë 1.7 milionë euro.
· Në vitin 2016, ka përfituar 41 tendera, me vlerë 3.9 milionë euro.
· Në vitin 2017, ka përfituar 22 tendera, me vlerë 800 mijë euro.
· Në vitin 2018, ka përfituar 10 tendera, me vlerë 187 mijë euro.
· Në vitin 2019, ka përfituar 22 tendera, me vlerë 658 mijë euro.
· Në vitin 2020, ka përfituar 20 tendera, me vlerë 10.3 milionë euro.
· Në vitin 2021, ka përfituar 1 tender, me vlerë 66 mijë euro.