Prapaskena

SPAK nis verifikimin e Ilir Metës dhe Veliajt për lidhje me mafien italiane, dolën në gjatë përgjimeve

Publikuar: 24/01/2021

SPAK ka nisur verifikimet për lidhjet e Ilir Metës dhe Erion Veliaj me mafien italiane. Nga përgjimet e anti-mafias italiane rezulton se Ilir Kulla është nyja lidhëse e Metës me bosët e mafies italiane, ndërsa mafiozët flasin edhe për planet e tyre për të ngritur kulla në Tiranë, duke korruptuar Erion Veliajn.

Njeriu i grupin mafioz ‘Ndrangheta’ në Shqipëri është biznesmeni Besnik Halili, i cili ka marrë mbi 80 tendera nga ministrat dhe drejtorët e Edi Ramës. Kjo është edhe arsyeja se pse mediat e të dy krahëve nuk po flasin për këtë histori.

do të nis kontaktet me autoritetet Italiane, lidhur me përgjimet e publikuara pas hetimit të antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku përmendeshin edhe emrat e disa politikanëve e biznesmenëve në Shqipëri.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar sot se marrjes së plotë të informacionit nga pala italiane, do të vendoset se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin.

“Hetimi është në Itali dhe do kontaktojmë autoritetet italiane për të parë çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe pastaj do vendosim”, ka thënë Arben Kraja.

Megaoperacioni në Itali çoi në pranga shumë persona të inkrimunuar në grupin “Ndrangheta”. Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar të paktën 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove.

Antonio Gallo i njohur si “Princi’ i “Ndranghetaa” shtetasi prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish-Bllokut në Tiranë.



Më të lexuarat