Prapaskena

Prej 70 vitesh bashkë! Shuhet nga koronavirusi çifti aventurier, për pak ditë do të…

Publikuar: 24/01/2021

Ata qëndruan të pandarë gjatë 70 viteve të martesës dhe vdiqën brenda pak minutash në një spital të Ohajos pasi ishin prekur nga COVID-19. Sipas CNN, Dick Meek, 89 vjeç dhe Shirley Meek, 87 vjeç do të merrnin dozën e dytë të vaksinës më 19 Janar, datë e cila përkonte edhe me 90-vjetorin e Dick Meek.

Vajza e tyre tha se ata kishin qenë gjithmonë bashkë që pasi u njohën në shkollë të mesme. Ata kishin festuar 70-vjetorin e martesës më 22 Dhjetor të vitit të kaluar.

Çifti ishin prindër të 5 fëmijëve dhe gjyshër të 30 nipërve dhe mbesave. Gjatë kohës që kishin qëndruar bashkë ata njiheshin edhe si çifti i aventurave duke u hedhur me parashutë nëpër botë.

Çifti doli pozitiv për Covid-19 më 26 dhjetor. Ata kishin shfaqur fillimisht simptoma të ftohjes të cilat vazhduan për disa ditë duke i detyruar t’i nënshtroheshin testit.



Më të lexuarat