Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti që ka pasur me një tjetër qytetar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë shtëpisë së oficerëve.
Mësohet se dy personat kanë qenë në një lokal dhe më pas kur kanë dalë jashtë tij janë grindur.
I plagosuri, një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë, si pasojë e një thike që është përdorur nga autori, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se të dy personat kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike, ndërsa policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.
Informacion paraprak
Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.