Prapaskena

“Mutacioni i COVID, më vdekjeprurës”, ekspertët britanikë irritohen me Boris Johnson

Publikuar: 23/01/2021

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha ditën e djeshme se mutacioni i ri i COVID ishte mbizotërues në vendin e tij dhe se kishte prova që ishte më vdekjeprurës.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e ekspertëve britanikë të cilët ishin të habitur nga deklaratat e Johnson.

“Është jo plotësisht e qartë se mutacioni është më vdekjeprurës”, tha drejtori mjekësor i Shëndetit Publik Angli, Yvonne Doyle.

“Është shumë herët për të thënë që ka indikacione. Por këto janë vetëm një numër i vogël i rasteve dhe është shumë herët të thuhet se çfarë do të dalë në të vërtetë”, shtoi Doyle, ndërsa njoftoi se disa hetime ishin duke vazhduar.



Më të lexuarat