Makina që u hodh mëngjesin e sotëm në erë me lëndë eksplozive, , në zonën e Freskut në Tiranë, është e biznesmenit Saimir Nasi, ky që shihni në foto. Makina ishte e parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të Nasit.
Ende nuk ka detaje të tjera nga kjo ngjarje dhe se çfarë fshihet pas saj, por posta kryesore është ajo e përplasjeve të interesave financiare. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të saj.
“Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thotë policia.