Paris Saint Germain bëri me dije se gjatë 12 muajve të fundit bilancet e klubit kanë pësuar një humbje të frikshme për shkak të pandemisë COVID-19, prej plot 204 milionë eurosh dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit parizien janë të detyruar të shesin një nga dy yjet e ekipit për të lehtësuar disi bilancin.
Mes Neymar dhe Mbappe më i kuotuari për t’u larguar është talenti francez i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe ka më shumë kërkesa në merkato. Madje Real Madrid vazhdon të këmbëngul për të firmosur me Mbappe dhe sëfundmi ka përgatitur një tjetër ofertë.
Sipas medias iberike “TodoFichajes.com”, madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro plus yllin belg Eden Hazard PSG-së në këmbim të kampionit francez Kylian Mbappe. Klubi merengues nuk e ka fshehur kurrë interesin për 22-vjeçarin kampion bote me Francën në Botërorin rus të vitit 2018.
ktualisht Mbappe në transfermarkt vlerësohet plot 180 milionë euro dhe vëshitrë se PSG do të pranojë ofertën e drejtuesve të Realit që kërkojnë të përfshijnë në marrëveshje një lojtar në rënie të vazhdueshme si Hazard.