Prapaskena

11 makina luksoze, apartamente dh lokale, ja kush janë dy bosët e drogës nga Mirdita që iu sekuestrua 5 milionë euro pasuri

Publikuar: 23/01/2021

Dy personat që shikoni në foton e mësipërme, janë Sokol Marku dhe vëllai i tij Elson Marku.

Dy vëllezërve iu është sekuestruar 5 milionë euro pasuri.

Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë  personave V.Sh. dhe E.G.

Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.

Sipas hetimeve nga Prokuroria, dy vëllezërit Marku, që prej vitit 2008 e deri në vitin 2015, kanë përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të ndryshme të BE, si Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca.

Këto vlera ata i investonin në blerjen dhe shitjen e makinave luksoze. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pasuria e tyre ishte regjistruar në emër të personave të tretë, kryesisht familjarë e rreth shoqëror.

Në emër të dy vëllezërve Marku ishin të regjistruara vetëm disa automjete.

Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe  në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.



Më të lexuarat