Prapaskena

Shqipëria shpalli ‘non grata’ diplomatin, reagon Rusia: Provokim që synon cenimin e marrëdhënieve, do të përgjigjemi

Publikuar: 22/01/2021

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë shqiptare të për të shpallur non diplomatin rus, Alexey Krivosheev për shkelje të masave anti-COVID.

Sipas mediave ndërkombëtare zv.ministri i jashtë rus, Alexandër Grushko ka deklaruar  Rusia do t’i përgjigjet Shqipërisë për dëbimin e diplomatit.

“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Grushko.

Qeveria Shqiptare njoftoi dje shpalljen person të padëshirueshëm, diplomatin rus Alexey Krivosheev, me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID. Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme, thuhet se në drejtim të Krivosheev ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme dhe pavarësisht paralajmërimeve të bëra, diplomati nuk ka reflektuar, madje ka vijuar me sjelljen e tij neglizhuese. Një gjë e tillë, sipas ministrisë ka nisur që në prill të 2020, në muajin e parë të pandemisë, si edhe ka vijuar edhe në fillim të këtij viti, pavarësisht paralajmërimeve të shumta që kishte marrë.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare urdhëron Krivosheev të largohet nga Shqipëria brenda 72 orëve, duke kërkuar mirëkuptimin e palës ruse lidhur me këtë vendim.



Më të lexuarat