Prapaskena

Joe Biden betohet si President i 46-të i SHBA, mban fjalimin e parë: Më ndihmoni të bashkoj vendin!

Publikuar: 20/01/2021

Joe Biden betohet zyrtarisht si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Kamala Harris, si Zëvendëspresidente, e para grua në historinë e Amerikës.

Biden bëri betimin si President në një kohë përçarjesh të thella dhe krizash të vështira.

Në fjalimin përurues, ai foli edhe për sfidat më të mëdha me të cilat përballet presidenca e tij – një pandemi shkatërruese, humbje masive të vendeve të punës, një mjedis i kërcënuar, thirrje për drejtësi racore dhe një ringjallje e ekstremizmit politik.

Biden tha se do të ofrojë zgjidhje për secilën prej tyre mjaft shpejt, ndërsa në fjalimin e tij të parë si President ai ka ofruar një recetë gjithëpërfshirëse: Unitetin.

“Pa unitet, nuk ka paqe, vetëm hidhërim dhe tërbim,” tha ai. “Ky është momenti ynë historik.”

Kjo e sotmja mund të konsiderohet dita e Inaugurimit më e blinduar në histori nga frika e protestave të armatosura. Po ashtu, ndryshe nga çdo herë tjetër në një ceremoni si kjo munguan njerëzit për shkak të zbatimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit, pandemisë që ka pushtuar mbarë globin.

Ekipi i Biden u përpoq të mbajë turmat në minimum dhe u kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë në Uashington, DC, por ta ndjekin inaugurimin nga shtëpitë e tyre.

Në vend të njerëzve, komiteti i inaugurimit kishte vendosur 200,000 flamuj që përfaqësojnë të 56 shtetet dhe territoret amerikane.



Më të lexuarat