Arratiset këngëtarja Fjolla Morina. Një patrullë e policisë së Kukësit ka bërë kontroll në banesën ku gjykata i kishte caktuar arrestin e shtëpisë, por këngëtaren nuk e ka gjetur aty.
Fjolla Morina u kap në kufi me dy armë, ndërsa gjykata e kishte lënë në arrest shtëpie, deri kur të merrej vendimi përfundimtar për dënimin e saj.
Tashmë policia po e kërkon dhe nëse e gjen, këngëtarja do përfundojë në burg, për shkak të thyerjes së masës së sigurisë.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.
Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
Tashmë prokuroria po e heton këngëtarën edhe për trafik armësh, ku rrezikon deri në 16 vite burg.