Ledjana Prenga, konkurrentja e re e “Për’puthen” vendosi të largohet për pak kohë nga emisioni.
Ajo sqaroi se e kishte të vështirë të përballonte presionin dhe se nuk po e gjente dot veten mes konkurrentëve të tjerë.
Së fundi, një nga ndjekësit e pyeti nëse ajo do të kthehet sërish në emision, ndërsa Lediana e pohoi këtë gjë.
“A do kthehesh në Për’puthen? Je një vajzë shumë e mirë”, ishte pyetja drejtuar Ledjanës, e cila u përgjigj: “POO”.
“Unë jam tip i ndjeshëm, nuk kam arritur ende të futem në rrethin tuaj dhe ndaj nuk ju përshëndes, jo që jam mendjemadhe. E kam të vështirë ta përballoj presionin e gjithë kësaj. Nuk kam arritur kom atë shfaq atë që jam në të vërtetë”, sqaroi ajo para se të largohej përkohësisht nga emisioni.