Tire Alldervishi i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë.
Burime për tvklan.al, bëjnë të ditur se sanitarja pretendon se nuk mund të qëndrojë në izolim pasi ka qenë me Covid dhe nuk ka marrë ende një përgjigje përfundimtare nga spitali, nëse është negativizuar. Në këto kushte, ajo thotë se mund të jetë burim infeksioni për të burgosurit e tjerë që qëndrojnë në qeli me të.
Më 14 Janar, Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për sanitaren 58-vjeçare, e cila u denoncua në emisionin “Stop” në Tv Klan se i mori 800 mijë lekë vajzës së një pacienteje të prekur me Covid.