Prapaskena

Rrëqeth partneri i mjekes shqiptare që humbi jetën në Gjermani: Dëshironim të martoheshim dhe…

Publikuar: 19/01/2021

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeçe, humbi jetën në Gjermani pas një aksidenti rrugor. Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane BILD. Ajo po udhëtonte të enjten me Merdecesin e saj të ri GLA.

Për shkak se po nxitonte, ajo humbi kontrollin e mjetit, goditi një ishull trafiku dhe u përplas me një shtyllë betoni me forcë. Sipas dëshmitarëve, makina e saj fluturoi në ajër dhe ra në një kanal. Ekipet e emergjencës tentuan ta sjellin në jetën dhe ia dolën për disa minuta. Por në spital ajo ndërroi jetë.

Zemra e saj pushon së rrahuri rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00.

“Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo”, thotë partneri i saj Thorsten Wassermann, 48-vjeç për BILD. Mjeku dhe ajo kanë qenë çift për katër vjet. “Ne dëshironim të martoheshim, të kishim fëmijë…”

Eni, e cila u largua nga Shqipëria në vitin 2016 për të kryer specializimin për mjekësi në Gjermani, preku zemrat e shumë njerëzve.

“Ajo ishte një kolege e imja. Ajo ka ndihmuar shumë njerëz. Po shpërthente nga energjia e jetës … ”, shkruan Andreas T. në Facebook.

“Ajo zotëronte rrjedhshëm pesë gjuhë dhe mësoi gjermanisht të përsosur brenda një viti”, thotë Wassermann. “Por ishte gjithmonë e rëndësishme për të që t’i afronte njerëzit më afër vendlindjes së saj: Shqipërinë, një vend ku familja ka rëndësi“.

Po hetohet nëse shkaku i aksidentit ishte rrëshqitja, shpejtësia e tepërt ose të dyja.



Më të lexuarat