Ata kanë dominuar futbollin botëror për më shumë se një dekadë, duke tuar trofe
të shumtë individualë dhe ekiporë. Njëri ka tuar gjashtë “Topa të Artë”, tjetri e
ndjek me pesë të tillë. Dy karriera të jetuara si dy vija paralele, edhe të dielën në
mbrëmje.
Ndërsa i pari, Messi, u përjashtua me karton të kuq, për herë të parë që kur ka
veshur fanellën e Barcelonës (ekipit të parë), tjetri, Cristiano Ronaldo, doli nga “San
Siro” me kokën ulur, pas një performance mjerane personale dhe ekipore.
Pavarësisht nga 15 golat e shënuar deri më tani prej portugezit, të cilët e bëjnë atë
aktualisht shënuesin më të mirë në Serie A, në paraqitjet e fundit Ronaldo duket
mjaft i largët me kampionin e madh, të admiruar për vite me radhë.
I ngadaltë, i pasaktë, jo shumë i kthjellët edhe në pasimet më të thjeshta. Ronaldo
kundër Interit përsëriti provën tashmë të keqe, të ofruar disa javë më parë në “San
Siro”, kundër kuqezinjve. Por, nëse atëherë Juventusi kishte arritur të tonte
gjithsesi, këtë herë u fundos së bashku me njeriun e tij simbol.
Argjentinasi, në sekondën e fundit, u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari, me sinjalizimin e VAR, pasi goditi një kundërshtar dhe tani rrezikon një pezullim
shembullor.
Shenjë e një nervozizmi të fshehtë për muaj me radhë, midis zërave të
lamtumirës nga Barcelona dhe disa performancave të kritikueshme.
Me pak fjalë, e diela, nga Milano në Seville, ishte nata e yjeve, që u rrëzuan. Nëse do
të jetë një “lemzë” e thjeshtë apo fundi i një epoke, vetëm muajt e ardhshëm do të
na e tregojnë.