Vaksinat ndaj Covid-19 nuk të sëmurin me koronavirus. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, ky është fakt.
Në një postim sqarues në rrjetet sociale, ISHP thekson se asnjë nga vaksinat ndaj Covid-19 të aprovuara apo në fazë zhvillimi nuk përdor virus të gjallë që shkakton Covid.
“Secila prej tyre kërkon të mësojë sistemin imunitar se si të njohë dhe luftojë virusin që shkakton sëmundjen”.
ISHP thekson se zakonisht duhen disa javë për trupin që të krijojë imunitet pas vaksinimit.
“Kjo do të thotë që personi mund të infektohet me virusin ???? që shkakton COVID-19 pak më përpara ose pas vaksinimit dhe mund të sëmuret. Kjo sepse vaksina nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të krijuar mbrojtje, por jo sepse është vaksina ajo që ka shkaktuar infeksionin.
Ndonjëherë procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë simptoma, si psh: temperaturë. Këto simptoma janë normale dhe tregojnë se trupi po krijon imunitet”, thekson Instituti i Shëndetit Publik.