Në fillimin e javës së dytë të vaksinimit anticovid, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin ne “Air Albania Stadium, ku sot ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor të pavionit Covid të pediatrisë.”
Ministrja u shpreh se nga java e parë deri më sot janë vaksinuar 447 mjekë, infermierë dhe epidemiologë.
“Sot po vaksinohet stafi i pavionit Covid të pediatrisë. Gjatë javës së shkuar ku filloi plani i vaksinimit me mjekë dhe epidemiologë kemi ararutur q ënë totak të vaksonohen së bashku me sot 447 mjekë, infermierë, epidemiologë. Për katër spitalet Covid vaksnimi po vijon sipas planit”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se vaksinimi do të vijojë, duke u intensifikuar jo vetëm për personelin e spitaleve Covid, por edhe për linjën e parë të mjekëve në shërbimet e urgjencës dhe reanimacionit, si edhe vaksinimi i kombinuar me të moshuarit e Shtëpive të të Moshuarve.
Manastirliu deklaroi nga Qendra e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania” se përveç kontratës me Pfizer, pritet këtë javë një përgjigje nga COVAX për kohën e lëvrimit të vaksinave të para.
“Do të vijojmë me administrimin e vaksinës sipas planeve tona, qoftë përsa i përket marrëveshjes me Pfizer dhe gjithashtu edhe marrëveshjes me Covax-in. Do të kemi një informacion më të detajuar për lëvrimin e dozave të Covax, shpresojmë brenda kësaj jave, për të vijuar pikërisht edhe me planin tonë të vaksinimit për kategoritë e riskuara, që janë mjekët dhe infermierët, gjithashtu me vaksinimin e të moshuarive në Shtëpitë e të Moshuarve si edhe me vaksinimin e kombinuar duke vijuar me të moshuarit mbi 75 vjeç”, tha Manastirliu.