Partia Demokratike ka vendosur sot si dejtues politik të Lezhës Mark Markun.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar caktimin e pedagogut Mark Marku si drejtues politik në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama ka publikuar një video ku shihet Mark Marku në një debat në emisionin “Opinion” teksa thotë “Mos më fol se do të shaj. Do të shaj keq dhe do të masakroj. Do të hedh këtë shishen kokës. Boll po të them. Do ta mbyll gojën me forcë. Mos ha mut më po them. Kaq. Më le të flas”.
“Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…” shkruan Rama në postimin e tij.
View this post on Instagram