Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites.
Ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësira nëpër territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por mbeten konstante në vlerat maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -12°C deri në 6°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.