Në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri dhe bashkëshorti i saj mjek onkolog Henrik Zotaj. Në një intervistë si kurrë më parë, ata kanë folur për jetën e tyre private, por dhe atë profesionale. Oriola dhe Henriku u përballën dhe me disa pyetje nga djemtë e tyre.
Endi, djali i madh, i ka bërë një pyetje përmes një video-mesazhi se në çfarë moshe do ishin të gatshëm ata për të njohur zyrtarisht shoqen e tij. Oriola shprehet se është një nënë strikte dhe nuk është dakord që djali i saj ta prezantojë me një vajzë deri në moshën 28-29 vjeç.
Endi: Mami dhe babi përshëndetje, kam një pyetje për të dy ju. Në çfarë moshe do të ishit ju të gatshëm që unë t’ju prezantoja zyrtarisht shoqen time?
Oriola Pampuri: Këtë fushë e mbuloj unë sepse Henriku është shumë liberal, unë jam një çikë më strikte dhe i qëndroj shumë pranë siç janë të gjitha mamatë. Nuk jam shumë liberale dhe nuk e kam shok sepse është një moshë paksa delikate. Henriku më shemb të gjithë kështjellën që ndërtoj, por s’kam çfarë të bëj. Djali është adoleshent, ka shoqe dhe kjo është mëse normale.
Ardit Gjebrea: Të kërkoi moshën.
Oriola Pampuri: 28-29 vjeç sepse unë jam dhe person i ndjeshëm, të më sjellë një gocë që unë e perceptoj atë si vajzën që do jetë në krahë të tim biri dhe do ndihesha shumë keq që vajzën që do më sillte, nesër nuk do e kishte në krahë. Do më vinte shumë keq për vajzën, kështu që kjo është arsyeja.
Henrik Zotaj: Kur të jetë student ka gjithë të drejtën që të na i i prezantojë.