Gazetari Bledi Mane denoncon një ngjarje të rëndë, të ndodhur, sipas tij, në Presidencë.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Mane thekson se Presidenti Ilir Meta ka kërcënuar dhe intimiduar verbalisht ish-deputeten e LSI, Silva Caka.
Denoncimi i Manes:
Horror në Presidencë/ ILIR META KËRCËNON DHE INTIMIDON VERBALISHT DEPUTETEN SILVA CAKA
***
Mesditën e së martës shërbimi i sigurisë së Gardës së Republikës brenda Presidencës, njoftoi urgjentisht komandën qëndrore për një incident që ndodhte ndërkohë. Nga brenda zyrës së Presidentit Ilir Meta vinin klithmat dhe ulërimat e frikshme të një burri që shoqëroheshin me qarjen dhe refuzimin e një zëri femëror. Ndërkohë në protokollin e vizitorëve të Presidentit gjendej i shënuar vetëm emri i ish deputetes së LSI-së Silva Cako…
Zonja në fjalë ishte thirrur nga Ilir Meta urgjentisht dhe po i kërkohej llogari pse nuk pranonte të punonte e të kandidonte në Njësinë Nr.4 në kryeqytet. Situata po agravohej dhe Ilir Metës po i linin nervat. Iu turr në mënyrë kafshërore një femre duke e fyer, poshtëruar e kërcënuar. Pavarësisht degradimit presidencial, ashtu stoike ish deputetja Caka ia qartësoi prerë Ilir Metës se partia e LSI po degradonte dhe shumë zëra dhe shumë emra të arsyeshëm po i largoheshin.
Pas Nasip Naços, Lefter Kokës, Aleksandër Lipivanit, Gledjon Rehovicës, Silva Cako është një tjetër poltikane e re që nuk gjen dot veten në partinë familjare Meta. Ndërkohë në Njësinë 4 është deleguar Edmond Haxhinasto i cili sipas grafikut pritet të largohet nga LSI-ja më 14 shkurt.