Prapaskena

“Cinizëm”! Rama thellon përplasjen me Francën: Nuk i heq asnjë presje asaj që thashë!

Publikuar: 17/01/2021

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot edhe pyetjeve të qytetarëve në rrjet në lidhje me shqetësimin e shprehur një ditë më parë nga Ambasada e Francës, e cila e cilësoi sulm ndaj një vendi mik dhe aleat, deklaratën e tij, se po mbante stok vaksinash antiCovid duke mos ua shpërndarë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në përgjigjen e tij për qytetarët, Rama thotë se nuk ka sulmuar as një mik, aq më pak Francën, ndërsa shton se ambasada franceze gaboi duke e nxjerrë nga konteksti atë që kishte thënë. Ai shprehet në përgjigjen e tij se nuk ka asgjë me Francën dhe si ajo mund të kishte marrë shembull një vend tjetër.

Reagimi i plotë i Ramës:

Viggo Tirona une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot. Perkundrazi, e kam cmuar dhe e cmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet.

Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene! Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s’kupton!

Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s’mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!

Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.

Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!

Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem.



Më të lexuarat