Prapaskena

Tjetër “bombë” në LSI, vazhdon rrjedhja në prag të zgjedhjeve!

Publikuar: 16/01/2021

Gledion Rehovica, ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, vendos të largohet nga kjo parti për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.

Është vetë Rehovica që përmes një video-mesazhi thotë se ka vendosur të largohet nga kjo forcë politike pasi “eksperimenti i LSI-së ka përfunduar”.

“LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS”, tha Rehovica.

Kjo është goditja e dytë që LSI merr në Berat pasi pak ditë më parë, një emër i rëndësishëm i saj, ish-ministri Nasipm Naço vendosi t’i bashkohej PS-së.



Më të lexuarat