Prapaskena

Salillari zvarrit punimet te ‘Dogana’, duhet t’i përfundojë në shkurtit, kaos me trafikun

Publikuar: 16/01/2021

Kaosi dhe trafiku i madh në Tiranë e ka emrin ‘Salillari’.

Në ish Sheshin Shqiponja, në hyrje të Tiranës, prej një kohe të gjatë po punohet për ndërtimin e nënkalimit, por siç mund të shihet ka pak mjete pune dhe punonjës të kompanisë ndërtuese.

Afati për të përfunduar këtë vepër është në fund të shkurtit. Kompania “Sallillari”, i ka zvarritur afatet e punimeve që për pasojë ka sjell një trafik të rënduar në hyrje të kryeqytetit.

Radha shkon disa kilometra.

I gjithë ky varg trafiku nis që nga mbikalimi i Kamzës , për të vijuar më tej deri në afërsi të zonës së Astirit. Dhe e gjithë kjo vetëm për shkak se kompania “Salillari” ka mbetur mbrapa me punimet.

Kjo zvarritje e punës për ndërtimin e nënkalimit, i kushton çdo qytetari të Tiranës orë të tëra sfilitëse në trafik, humbje kohe dhe shpenzime për të gjithë.

Të vetmit që fitojnë nga ky kaos dhe zvarritje e punës janë drejtuesit e “Salillarit”.

Bashkia e Tiranë dhe Qeveria duhet të marrin masa dhe t’i kërkojnë Salillarit të zbatojë kontratën, ashtu siç edhe i puthin kokën para kamerave.



Më të lexuarat