Prapaskena

Mjeku i njohur: Çfarë i ndodh trupit të njeriut, kur bën vaksinën anti-Covid!

Publikuar: 16/01/2021

Mjeku i njohur imunolog, Genc Sulçebe, u shprhe në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se edhe me një dozë të vaksinës anti-Covid, njeriu është i mbrojtur ndaj virusit të rrezikshëm.

Sipas mjekut Sulçebe, imuniteti që krijon vaksina në trupin e njeriut është mjaft i mirë, po aq sa imuniteti bio.

“Imuniteti që krijon vaksina ka treguar që është po aq i mirë sa një infeksion natyral. Kjo nuk është absolute, por imuniteti i vaksinës është mjaft i mirë. Nëse ne kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz, kemi leverdi të imunizojmë sa më shumë njerëz që s’kanë rënë akoma në kontakt me virusin, jo ata që e kanë kaluar. Të bëjmë njerëz dozën e parë dhe të presim se dozën e dytë mund ta bëjmë edhe pas 2 muajve. Vaksina e Pfizer thuhet se mund të pritet deri në 42 ditë për dozën e dytë”, deklaroi mjeku.

I pyetur se çfarë ndodh në trupin e njeriut kur merr vetëm një dozë të vaksinës, mjeku i njohur theksoi se “Qelizat aktivizohen, shumëzohen, fillon krijimi i antitrupave. Kur bëjmë injeksionin pas tre javësh, ky nivel rritet akoma më shumë. Por, edhe me dozën e parë ne jemi të mbrojtur. Madje është një vaksinë e re Johnson&Johnson, që del së shpejti, dhe që është vetëm me një dozë. Edhe me një dozë është treguar se kemi imunitet të mjaftueshëm”.



Më të lexuarat