Prapaskena

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin, ja masat anti-Covid që duhen zbatuar

Publikuar: 16/01/2021

Ministrja Ogerta Manastirliu dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën sot në një komunikim me mediat për të njoftuar mbi situatën e përhapjes së virusit në vend, por edhe për masat antiCovid.

Ministrja tha se në dy javët e fundit, në periudhën 2 deri në 15 janar është vërejtur një rritje me 260 raste, por kjo cilësohet e qëndrueshme. Megjithatë, ajo tha se masat antiCovid që janë në fuqi do të vijojnë.

“Kemi pasur rritje në javën e datave 2 deri 15 janar, një rritje me 260 raste në 14 ditët e fundit. Nga ana tjetër kemi rritje të numrave të rasteve në Bashki, duke u rritur numri i bashkive me raste të reja nga 44 në 52 bashki me një mesatare të përjavshme.

Sa i përket numrave të pacientëve në spitale përsëri rritje të rasteve. Edhe pse duhet të themi se rritja është e qëndrueshme gjithmonë një situatë ku tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar dhe rritje të vigjilencës për të parandaluar cdo rritje të mëtejshme.

Në tërësinë e vlerësimit epidemiologjik, duke vlerësuar pozitivitetin në raport me testimet e kryera, vijon testimi në terren. Janë rritur testimet me teste të shpejta dhe PCR, vlerësohet se ka rritje të qëndrueshme të pozitivitetit. Qytetarët të vijojnë të tregojnë kujdes. Kjo rritje vjen edhe si pasojë e festave të fundvitit dhe grumbullimeve nëpër familje për të festuar. Ne do të vijojmë të kemi në zbatim masat që i gjykojmë si masa që kanë dhënë impakt dhe i gjykojmë se kanë dhënë efekt.

Vijojmë punën me testimet në terren, puna në 4 spitalet vijon pandalur në shërbim të qytetarëve. Ne kemi siguruar të gjitha kapacitetet e nevojshme, furnizime me barna e materiale që mjekët të kenë kapacitetet e nevojshme për të trajtuar pacientët”,- tha Manastirliu.



Më të lexuarat