Prapaskena

A ndikojnë dhimbjet e kokës te përshpejtimi i plakjes së trurit? Ja e vërteta dhe kujdesi që ju duhet

Publikuar: 16/01/2021

Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë.

Për këtë arsye ekspertët nga Universiteti Uaterfalo në Ontario të Kanadasë, e zgjeruan studimin e tyre tek një problem që i prek të gjithë, dhimbja e kokës.

Konkretisht tek personat që vuajnë nga krizat të sëmundjes së migrenës prej vitesh.

Të dhënat që ata mblodhën treguan se ka një lidhje mes dhimbjeve të forta e të vazhdueshme të kokës dhe plakjes së trurit.

Në këtë studim u morën parasysh edhe gjendje të tjera të organizmit.

Siç është presioni i lartë i gjakut, diabeti, ishemia apo problemet kardiovaskulare.

Të gjithë këta faktorë krahas sëmundjes së migrenës mund të ishin shkaqet konkrete të shfaqjes së dementias.

Rreziku i prekjes 3-4 herë më i lartë
Për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë.

Sipas studimit çdo person që vuante nga migrena në një periudhë të jetës zhvillonte në një fazë më të vonë edhe sëmundje të harresës siç është Alzhaimeri.

Ndaj kujdesi ndër këta persona duhet të jetë edhe më i lartë për ta parandaluar zhvillimin sëmundjes.

Sipas mjekëve duke qenë se nuk ka ende një kurë përfundimtare për këto sëmundje, parandalimi i tyre është thelbësor.

Si fillim kuptoni shkakun e dhimbjeve të vazhdueshme të kokës dhe mundohuni ta parandaloni atë.

Gjithashtu kujdesuni të keni një stil jetese të shëndetshëm dhe shumë aktiv.

Për më shumë informacion rreth mënyrave të parandalimit të plakjes së trurit mund të lexoni këshillat e AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb.org



Më të lexuarat