Prapaskena

Basha: Qindramijëra njerëz të përmbytur! Rama: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona! 

Publikuar: 15/01/2021

Edi Rama dhe Luzim Basha kanë shkëmbyer replika dhe akuza në distancë sot për përmbytjet.

Kreu i PD Lulzim Basha u shpreh sot se “Edhe sot që flasim qindra, mijëra banorë, mijëra familje janë nën ujë. Shtëpitë e tyre janë në prani të ujit, janë të rrethuara nga uji, janë me mungesa të mëdha të ujit të pijshëm, të ushqimeve, medikamenteve.

Po flas për zona në të gjithë Ultësirën Perëndimore. Ne jemi përpjekur me rrjetin tonë të vullnetarëve të bëjmë gjithccka dhe do të vijojmë ta bëjmë. 

E vetmja qeveri në botë që fatkeqësinë e shikon si propagandë është kjo. Njeriu që është 8 vite Kryeministër. Të gjithë e dinë që përmbytja në S hkodër ka ardhur nga kaskada e Drinit.  

Njerëzit janë nën ujë dhe ky thotë nuk shihni investimet. Kush ka qenë 8 vite Kryeministër? Kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur problemet? Paralajmërohet edhe nesër një tjetër ditë e acartë. Kujt t’i  kërkojnë llogari njerëzit? Kushdo po mundohet të bëjë aq sa mundet.

Ky që e ka përgjegjësinë me ligj bën propagandë. 8 vite vetëm duke fajësuar të tjerët për dështimet e tij. Ky dështak që prodhon vetëm dështime.  Të bëhemi të gjithë bashkë dhe ta largojmë. Po mundohet të bëjë propagandë duke gënjyer, mashtruar. Nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë.

Ka ardhur koha ta largojmë dhe të kemi një qeveri të përgjegjshme dhe një Kryeministër serioz”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Rama pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha për përmbytjet. Rama shkruan në Twitter me ironi se të vetmit që janë nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona.

Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë kamerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për kamerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”, shkruan Rama.



Më të lexuarat