Prapaskena

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Publikuar: 14/01/2021

Nga 1 janari ka nisur zbatimi i procesit të fiskalizimit për lëshimin e faturave elektronike. Një ndër kompanitë e para të certifikuara nga shteti, si prodhues dhe mirëmbajtës të zgjidhjeve software, “Daisy & ETM” ka nisur shitjet si për programet dhe kasat e reja fiskale.

Përfaqësuesja e kompanisë znj. Myrvete Pazaj shpjegoi për “Monitor” se aktualisht, nga kjo kompani u ofrohet bizneseve një sërë zgjidhjesh, të cilat janë në përputhje dhe në zbatim të ligjit dhe që i klasifikon si dy kategori kryesore: pajisjen fiskale, e cila mund të jetë pajisje e re, ose pajisje ekzistuese, e azhurnuar me kërkesat e reja të ligjit, si dhe zgjidhjen software.

Znj. Pazaj thotë se kostot, si investim fillestar për programet software llogariten minimalisht rreth 515 euro. Nëse bizneset që punojnë me transaksione me para në dorë mund të zgjedhin të mbajnë kasën aktuale, duhet ta përshtatin atë kundrejt tarifës rreth 70 euro. Shumë biznese po zgjedhin të blejnë kasë të re që është certifikuar sipas ligjit të ri të fiskalizimit, që nuk ka nevojë për investim shtesë.



Më të lexuarat