Prapaskena

Prokurori i FBI-së që provoi vrasjet e 21 janarit ‘rrëzoi’ dje Trump në Kongres, ja kush është John Katko

Publikuar: 14/01/2021

John Tatko ishte anëtari i parë republikan i Kongresit që njoftoi se do të votonte pro fajësimit të presidentit Donald Trump.

Bloomberg shkruan se ky ishte një zhvillim i papritur, pasi Katko nuk është një ligjvënës i njohur për përplasje me presidentin ose me anëtarë të tjerë të partisë së tij.

Ai është lloji i personit që zgjidhet në Kongres pas një jete të tërë shërbimi publik me qëllimin për të shkruar ligje në vend që t’i zbatojë ato.

Kjo pasi edhe herën e fundit që u hodh në votim fajësimi i Trump në 2019, ai votoi kundër.

Por sitauta ka ndryshuar, dhe Katko votoi me “Po” për shkarkimin e Trump.
“Nuk mund të injorohet që presidenti Trump inkurajoi këtë kryengritje – si në mediat sociale përpara 6 janarit, ashtu edhe në fjalimin e asaj dite. Duke promovuar qëllimisht teori të pabazuara që sugjerojnë se zgjedhjet u vodhën disi, presidenti krijoi një mjedis të djegshëm të keqinformimit, heqjes së ligjit , dhe ndarje”, tha ai në Twitter.

Por kush është John Katko dhe lidhja e tij me Shqipërinë?

Katko është një nga prokurorët amerikanë që mbërriti në Shqipëri pas ngjarjeve të 21 janarit, ku u vranë 4 protestuesë.

Katko, një nga prokurorët e FBI-së, mbërriti në vendin tonë pas kërkesës së bërë nga Ambasada Amerikane. I njohur me nofkën “Trajneri” ai është një nga 4 prokurorët amerikanë që u thirr nga SHBA dhe kreu ekspertizën e FBI-së për 21 janarin. Katko mbërriti në Shqipëri në një klimë të tensionuar politike.

Në ekspertizën që FBI dhe Katko i bënë ngjarjeve të 21 janarit, u rindërtua skema dhe u dol në përfundimin se protestuesit u qëlluan nga ish-Komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe vartësi i tij, Agim Llupo.

Për Prendin, i cili fitoi më pas pafajësinë nga gjykata shqiptare, sipas FBI, qëlloi 11 herë mbi turmën dhe 1 nga qitjet rezultoi fatale, dhe i mori jetën, Faik Myrtos, ndërsa gardisti Agim Llupo, ishte personi që qëlloi Ziver Veizin.

Pas përfundimit të misionit në Shqipëri, Katko shkoi në SHBA dhe në vitin 2013 dha dorëheqjen nga FBI-ja pasi u zgjodh në 2015 u zgjodh kongresmen në New York për Partinë Republikane.



Më të lexuarat