Prapaskena

Mori 30 bombola oksigjeni nga spitali i Kavajës dhe i dërgonte në banesa, arrestohet oksigjenisti

Publikuar: 14/01/2021

Një 26-vjeçar me detyrë oskigjenist në spitalin e Kavajës është arrestuar nga policia pasi ka marrë pa autorizim nga ky institucion 30 bombola oksigjeni.

Sipas policisë M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë ka marrë rreth 30 bombola oksigjeni, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, për t’u trajtuar për Covid-19.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm. Mbi 26-vjeçarin rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.



Më të lexuarat