Prapaskena

Video/ Mbërrin stuhia “Filomena” në Shqipëri, ja ç’po ndodh në Kukës e Librazhd

Publikuar: 14/01/2021

Ulja e temperaturave ka sjellë dhe rinisjen e reshjeve të dëborës në Kukës dhe në Librazhd. Dëbora ka nisur pasditen e sotme duke bërë që këto qytete të shtrohet një qilim i bardhë. Deri më tani akset rrugore nuk kanë probleme dhe nuk ka bllokim të tyre për qarkullimin e mjeteve.

Në qytetin e Librazhdit kjo është dëbora e parë për 2021, ndërsa në Kukës trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm.

Reshje dëbore ka pasur edhe shpatet malore të segmentit Fushë-Dukagjin të Rrugës së Kombit, por pa probleme në lëvizjen e automjeteve.

Lëvizja në akset rrugore nacionale dhe ato bashkiake nuk paraqesin problem pasi akset janë të qarkullueshme. Kompania kontraktore e rrugëve ndodhet në gatishmëri për lirimin e rrugëve me borëpastruese, ndërsa policia apelon qytetarët që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ulin shpejtësinë.



Më të lexuarat