Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha ka menduar një zgjidhje surprizuese, për t’iu përgjigjur klanit të fuqishëm Dako-Koka të Edi Ramës në Durrës.
Basha mësohet se ka piketuar për të përfshirë në listën fituese të kandidatëve për deputetë bukuroshen Floriana Garo, moderatore dhe figurë e njohur televizive.
Garo është parë në takime me drejtues të lartë të PD-së, ndërsa është takuar dhe me vetë kryedemokratin Basha.