Kryetari i opozitës Lulzim Basha paraljmëroi sonte arrestimin e Tom Doshit, i konsideruar si një prej bajlozëve të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Tom Doshi është futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si njeri i korrupsionit dhe traqfiqeve, por vijon të mos preket nga drejtësia e brishtë shqiptare.
Doshi konsiderohet edhe si bosi i ilaçave dhe shantazhit. Vetëm në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë 5 viteve të fundit, ka marrë mbi 1 700 tendera. Kjo ministri punon vetëm për Tomën.
Basha ka paraljmëruar sonte se edhe kreun e OSHEE Ardian Çela dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i pret një fat i zi.
Basha ka deklaruar se edhe Edi Rama e ka vendin në burg pas 25 prillit. Mbetet për t’u parë nëse kjo është thjeshtë një propagandë elektorale apo Basha ka vërtetë informacione për ndonjë goditje të madhe nga SPAK.