Kjo është sanitarja Tire Alldërvishi, që i zhvati 8 milionë lekë një qytetareje për t’i shpëtuar të ëmën e infektuar me koronavirus.
Ngjarja e rëndë u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, ndërsa ka ndodhur të spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi”.
Alldervishi kishte mashtruar qytetaren sikur ishte infermiere, duke i marrë plot 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën 55-vjeçare, së cilës nuk i kishte bërë asnjë shërbim, madje nuk i kishte dhënë as ushqim, duke e lënë të vdiste.
Denoncimi i qytetares tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa Ministria e Shëndetësisë shkarkoi menjëherë sanitaren dhe urdhëroi hetim të plotë të ngjarjes.