Edhe pse është i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi u arratis nga vendi ku qëndronte, Moisi Habilaj ka bërë një kërkesë në Tiranë.
Ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar për çështjen që po gjykohet në Shqipëri. Këtë të mërkurë u zhvillua seanca e radhës e grupit për çështjen e hapur në Shqipëri për trafik dhe kultivim droge e grup kriminal, ndërsa gjykim të shkurtuar kërkuan edhe Nazer Seiti, Meridian Sula e Fatmir Minaj.
Procesi ndaj Habilajve në Shqipëri është shoqëruar me zvarritje të herë pas hershme për shkak të mosnjoftimit të të pandehurve, të cilët ndodheshin të ndaluar dhe në gjykim në Itali.
Seanca e radhës për grupin do të zhvillohet në 26 janar në orën 14:00.
Moisi Habilaj prej disa ditësh është shpallur në kërkim nga policia italiane sepse është arratisur nga vendi ku po vuante dënimin.
Kur policia shkoi në shtëpinë e deklaruar për ta dërguar në qeli, nuk e gjeti atë aty.