Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të thelluar për situatën politike në vend, ku ka paralajmëruar se reforma në drejtësi do të kapë të gjithë kokat e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.
Ngjela ka deklaruar se ndryshimi i madh do të vijë pas datës 20 janar, pra që nga java tjetër.
Disa ditë më parë, edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, paralajmëroi arrestime VIP në vitin 2020. Sinjalizimi i Krajës u komentua dhe u mbështet nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim
Reagimi i Ngjelës
Duhet të vazhdojë reforma në drejtësi që pastaj politika ti hapë udhën botës akademike shqiptare.
Kjo botë jep leksione nuk ka hyrë në politikë dhe nuk ka fare refleks në opinion publik, shkencëtarë, filozofë nuk kanë rëndësi këtu në Shqipëri, të panjohur, nuk kanë rëndësi fare. Vjosa Osmani i vuri këta përpara, ndërsa kryeministri ynë grinte sallatë.
Ai shtet i ri, i cili ka tronditur gjysmën e botës. Kjo është politika, jo për të mbrojtur interesat e Beogradit. Këta vjedhin para.
Ky zinxhir ndërpritet vetëm me Reformën në Drejtësi.
Kjo reformë e kapur nga amerikanët do të vazhdojë, dhe i kap të gjithë. Yuri Kim del dy herë në javë, del kot ajo. Në 20 janar del presidenti i ri.
Do të ketë ndryshim të madh dhe reforma në drejtësi do të marrë shpejtësi në procedim si asnjëherë më parë.
Pasi pritet të dalë Byroja Kombëtare që u vonua pasi nga informacionet e mija u vonua pasi atje ra covid. SPAK pa BKH nuk jep prodhim”.