Ish-kreu i Qarkut Kukës Abedin Oruçi, i kërkuar për t’u arrestuar, i ka nxjerrë sot armën policisë, e cila kishte shkuar ta arrestonte në hotel.
Mësohet se pas një përplasjeje fizike, Oruçi ka nxjerrë edhe armën.
Oruçi ka arritur serish t’u ikë nga duart policëve.
Policia tentoi ta ndalonte te hoteli i tij në qendër të Kukësit, Oruçin, pasi në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Kukësit e ka shpallur ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje.
Ndërkohë që para 2 muajve ka dalë urdhër ndalimi për 3 vepra penale por kur policet shkuan të ekzekutojne vendimin, nuk e kapën dot, pra ky urdhër ndalimi nuk është ekzekutuar (urdhri është ende në fuqi).
Ndërkohë që një tjetër procedim tjetër penal është për armëmbajtje pa leje. Në këtë rast prokurori i kërkon gjykatës masë sigurie në mungesë arrest me burg, gjykata i cakton detyrim paraqitje për armëmbajtjen
Por në fuqi është urdhri i ndalimit, pra 2 muaj para. Policia sot vajti ta kape ne htotelin e tij dhe ai nxorri armën, ja hioqi polici nga dora ne moment të fundit.
Abedin Oruci ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike ndërsa para zgjedhjeve ka qenë Kryetar i këshillit të qarkut Kukës.
Ky është një rast i rrallë ku një ish-zyrtar shteti sillet si gangester, pasi zakonisht ata i zgjidhin hallet me para.