Prapaskena

Tragjike/ Po bënte fotografi mbi çatinë e dyqanit në 8 metra lartësi, vdes 22-vjeçarja shqiptare

Publikuar: 11/01/2021

Një vajzë 22-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme pas 10 ditësh qëndrimi në spital. Në prag të Vitit të Ri në Greqi, ajo ra nga një lartësi prej 8 metrash. Policia dyshon se ngjarja tragjike ndodhi gjatë një përpjekje për të bërë foto.

Ajo ishte në çatinë e një dyqani që përmban produkte shëndetësie në Panorama, Selanik kur u rrëzua. Vajza kishte shenja jete në momentin që u rrëzua dhe filloi të bërtiste për ndihmë. 22-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital.

Pas 10 ditësh, mësohet se ka ndërruar jetë pasi nuk ia doli ti mbijetonte plagëve të marra. Pritet që autopsia mjeko-ligjore të hedhë dritë mbi të vërtetën e ngjarjes.



Më të lexuarat