Marina Vjollca shpenzon mbi tre mijë euro për një paraqitje
Ajo është ndër prezantueset shqiptare që pëlqehet në masë të madhe për paraqitjet televizive.
Bëhet fjalë për Marina Vjollcën, e cila përmes postimeve në rrjete sociale mban afër mbështetësit e saj.
Por, për t’u dukur kaq bukur, sigurisht, bukuroshja bionde ka shpenzuar një shumë të majme në marka të njohura.
Shqipe.Closet në një përshkrim ka grumbulluar shpenzimet e saj, që të gjitha së bashku arrijnë shumën prej 3.094 euro.
Çmimin më të lartë kësaj radhe e mban paruka me 1.370 euro, kurse më e ulta I përket bluzës dhe mini-fundit.
Ndërkohë, theksojmë se Vjollca është shumë e ngarkuar me emisionin e saj “Klanifornia”.