Kryeministri Edi Rama teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me procesin e vaksinimit në vend, që nisi sot, nuk i kurseu ironitë për liderin demokrat, Lulzim Basha.
Kur një prej gazetarëve e pyeti se kur do të vinte radha e Bashës për t’u vaksinuar, kryeministri tha; “Radhën e ka Saliu kur të hyjmë të moshat e tejthyera.”.
Ditën e sotme, i dyti pas Najada Çomos, shefes së Infektivit, ishte kryeministri Edi Rama që bëri dozën e parë të vaksinës anti-covid. Ndërkohë që doza e dytë do të bëhet pas 21 ditësh.