Prapaskena

Situata e përmbytjeve në Shkodër, sipërfaqet e mbuluara nga uji dhe zonat më të rrezikuara

Publikuar: 10/01/2021

Bashkia Shkodër ka publikuar të dhëna nga monitorimi periodik në terren të dielën, sa i përket situatës së përmbytjeve në territorin e bashkisë.
Kështu, rezulton se sipërfaqja totale e përmbytur në bashki është 1,595 Ha. Ky total përbëhet nga:

Tokë e pakultivuar 493 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1003 Ha
Grurë 55 Ha
Bimë dekorative 40 Ha

Në raport thuhet po ashtu se vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin edhe në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Vijon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.



Më të lexuarat