Prapaskena

Kryemadhi ngatërron Ramën me Metën: Dje pamë një xhiro të presidentit, e vetmja gjë e re janë stilimet e maskave të tij

Publikuar: 10/01/2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut në Tiranë, ku edhe ka takuar zyrtarë dhe qytetarë, mbështetës së LSI-së.

Në fjalën e saj, Kryemadhi theksoi se ka një mungesë përgjegjshmërie nga ana e qeverisë duke e konsideruar situatë jashtëzakonisht të keqe atë të përmbytjeve në vend, ndërkohë që nuk i ka shpëtuar edhe një kritikë për kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e saj, ajo në vend që ta cilësonte si kryeministër, e quajti president. Duke “harruar” se atë post e mban bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

“Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë presidenti (kryeministri), me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre”, tha Kryemadhi.

Epo mesa duket mendjen e paska pasur tek bashkëshorti i saj…



Më të lexuarat