Prapaskena

Jozefina Topalli: Kostoja e pazarit Rama-Basha, dramatike për vendin!

Publikuar: 10/01/2021

Drejtuesja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shkruan se kostoja e pazarit të atyre që shkatërruan PD dhe mbajnë një qeveri të paaftë në pushtet, është dramatike për vendin.

Sipas Topallit largimi i tyre është imperative, ndaj dhe duhen marrë vendime të forta për të fituar kundra tre kryetarëve.

“Kontestimi im ndaj atyre qe fshine te djathten, shkaterruan PD, mbajne nje qeveri te paafte dhe te korruptuar ne pushtet, nuk do ndaloje! Kostoja e pazarit te tyre eshte dramatik per vendin.

Levizja per ndryshim eshte kundra tre kryetareve te korruptuar.

Largimi i tyre eshte imperative.

Ne duhet te marrim vendime te forta per te fituar kundra kryetareve te korruptuar.

Zevendesimi i tyre me lider te pakorruptuar eshte nevoje deshperuese.

Nje lider i pakorruptuar sjell shprese.

Ai sjell NDRYSHIM!

Cdo gje tjeter sjell riciklim. Riciklim ne korrupsion. Riciklim te papergjegjesise.

Ne duam te zevendesojme politiken cinike te tyre me politiken e shpreses”, reagon Topalli!



Më të lexuarat