Prapaskena

Darka luksoze në Dubai, ja sa kushtoi vetëm një pjatë e ministrave të Ramës

Publikuar: 10/01/2021

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, denoncon ministrat e qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij, paguajnë 700 dollarë një pjatë, 3 mijë euro një xhup apo 10 mijë dollarë një varëse në qafë.

Sipas numrit dy të PD, “këta mbledhin vetëm grimcat e vjedhjeve që lë lubia në krye të qeverisë, i cili merr charterin 100 mijë euro për të bërë foto me Cristiano Ronaldon”.

Postimi i Palokës:

Kjo qeveri ka ministra si Etilda qe paguajne 700 euro naten ne hotel, po ka dhe ministra qe paguajne 700 dollare nje pjate . Ka ministra qe vetem xhupi ju kushton 3 mije euro po ka dhe ministra si Balluku qe mbajne varese 10 mije dollare ne qafe…
E imagjinoni qe keta mbledhin vetem grimcat e vjedhjeve qe le lubia ne krye te qeverise. Ai qe merr charterin 100 mije euro per te bere foto me Cristiano Ronaldon apo per tu zderhallur neper bote here per te hapur ekspozitat e tij , here per te pare ndeshje te NBA e here tjeter ( si rastin e fundit) thjesht per shooping ne Fifth Avenue te New York-ut. Te gjitha keto mundesisht ne kulmin e fatkeqesive per shqiptaret, kur njerzit jane nen rrenojat e termetit apo nen ujin qe i ka permbytur. Pandemia qendron ne sfond !
Ju duhet dhe nje mandat tjeter…



Më të lexuarat