Prapaskena

275 dollarë për një biftek, ja sa kushtoi darka e shefave shqiptarë në Dubai

Publikuar: 10/01/2021

Restoranti i “Salt Bae” është bërë ‘hit’ në ditën e fundit në Shqipëri, pasi qarkullimit të një videoje siguruar një video ku dy ministrat Arben Ahmetaj e Belinda Ballukun, Arbjan Maznikun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, konsumojnë ushqim në një prej restoranteve më luksoze në të gjithë botën.

Edhe pse nuk duken pamje nga darka për të parë porosinë, sërish një ‘ide’ sesa e gjitha ka kushtuar mund ta krijojmë përmes shkrimeve në internet.

Revista të njohura botërore, i kanë dedikuar shkrime restorantit, duke i bërë edhe ‘review’ për ushqimin dhe koston me të cilën e servir.

Sipas “Observer”, në restorantit ‘SaltBae’ biftekët kushtojnë nga 70 deri në 275 dollarë, ndërsa ka edhe artikuj të tjerë që flasin për çmime edhe më të larta e marramendëse për realitetin shqiptar.

“Menuja në Nusr-et është e kufizuar dhe absurde e shtrenjtë. Një sallatë kushton 25 dollarë. Biftekët, ndërkohë, kushtojnë midis 70-250dollarë, për shiritat e fijes pa kocka, dhe 275 dollarë,“-shkruan Joshua David Stein për “GQ”.

Po për “delegacionin” shqiptar vallë sa ka kushtuar? Jo për gjë, po shpresojmë mos t’i ketë kushtuar shumë sheikut Mohamed Ali Alabbar, i cili njihet si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.

 



Më të lexuarat