Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me thikë e Vladimir Zvezhdës, ditën e parë të vitit, i cili u ‘eleminua’ nga kunati i tij, Klajdi Shundi.
Prapaskena mëson se sherri ka ndodhur për mikpritjen. Sipas dëshmisë së shokut të Klajdi Shundit, i cili ka qenë prezent në ngjarje, sherri ka nisur për arsye banale.
Dy “protagonistët” e konfliktit janë zënë se kush janë më mikpritës, Korça apo Pogradeci.
Ndër të tjera shoku i Shundit tregon se ky i fundit i ka kërkuar Vladimirit që të mos e ngrejë zërin në shtëpinë e tij. Më pas kanë dalë jashtë dhe çështja është agravuar deri në atë pikë që ka ndodhur vrasja.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45 gjatë ndërrimit të viteve tek rruga “5 maji” në Tiranë, ku 34-vjeçari Klajdi Shundi vrau me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda. Gjatë një konflikti të nisur në tavolinë, i riu e qëlloi me thikë në qafë, duke i marrë jetën.